Lajme

Policia shpërndan ujë për familjarët që po i presin mërgimtarët në aeroport

Autori: Islam Morina 22:55 | 27 July 2021

Policia e Kosovës ka shpërndarë ujë për familjarët që po presin tash e disa orë të takojnë familjarët e tyre që i mbijetuan aksidentit tragjik në Slavonski Brod të Kroacisë, shkruan Gazeta Infokus.

Ky gjest human i policisë tregon edhe një herë solidaritetin e çdo qytetari pa dallim pozite me dhembjen e familjarëve të viktimave dhe të lënduarve.

Në këto momente kanë arritur të mbijetuarit e aksidentit të Kroacisë, nga i cili aksident 10 mërgimtarë që po udhëtonin drejtë Kosovës gjetën vdekjen afër Slavonski Brodit./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera