Policia shpall tender për furnizim me ushqim, planifikon të shpenzojë 1.5 milion euro

Autori: Gazeta inFokus
09:22 | 05 June 2022
Policia e Kosovës ka shpallur tender për furnizim me ushqim. Për këtë tender, planifikohet të shpenzohen 1.5 milionë euro.
Bazuar në njoftimin për kontratë të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, kompania që e fiton këtë tender duhet të dërgojë furnizimin në cilën do pikë që i kërkohet në gjithë territorin e vendit.
“OE duhet të dërgoj furnizimin në cilën do pikë që kërkon AK në tërë territorin e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Kohëzgjatja e kësaj kontrate është për 36 muaj.
“Qëllimi i këtij aktiviteti te prokurimit është furnizimi dhe pergaditja me ushqim për Policin e Kosovës sipas kërkesave te AK”, thuhet tutje në njoftim.
Vlera e saktë e parave që ka planifikuar Policia të shpenzojë për këtë tender është 1 milion e 555 mijë e 410 euro.
Kompanitë e interesuara për ta kryer këtë furnizim kanë afat që të dorëzojnë ofertat deri më 20 qershor, në orën 14:00, kur edhe do të bëhet hapja e tenderëve.
Në fund të njoftimit, Policia ka bërë me dije se kontrata aktuale që kanë ka validitet deri në mars 2023, por se shkaku i pandemisë, numrit të madh të operacioneve policore dhe zgjedhjeve të parakohshme, “janë shpenzuar shumica nga pozicionet e caktuara”.
“Arsyetimi nga njësia kërkuese në bazë te informacioneve që posedoj nga projekt menaxheri, kontrata ka validitet deri ne Mars te vitit 2023 mirëpo sipas kushteve te kontratës devijimi i lejuar +- 30% vleni për pozicion artikull dhe aktualisht janë shpenzuar shumica nga pozicionet e caktuara dhe konsideroj se për një rritje te tille kane ndikuar edhe rrethanat si në vijim Ø Situata pandemike Ø Numri i madh i operacioneve te zyrtareve policor te angazhuar për te cilët është aprovuar edhe mbështetja me furnizim me ushqim, Ø Mbajtja e zgjedhjeve te parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës etj. Duke marr parasysh rëndësinë e projektit në fjalë në mënyrë që të mos mbesin pa ushqim pasi kjo reflekton ne realizmin e detyrave operacionale , me mirëkuptim kërkojmë nga ana juaj të shqyrtohet mundësia e shkurtimit të afateve të publikimit sipas Ligjit te Prokurimi Publik”, thuhet në njoftimin për kontratë.
Të tjera
-
Kurti: Unë jam kryeministër i cili nuk kam bërë asnjëherë premtim për heqjen e vizave
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës...
-
Hoxhaj, kryeministrit e qeverisë: Mos prodhoni lajme, por politika
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kërkuar nga kryem...
-
Specialja ia vazhdon paraburgimin Pjetër Shalës
Gjykatësi paraprak, Nicolas Guillou, ka marrë vendim, me anë të së cilit, ia ...
-
Time Kadrijaj e shqetësuar për rritjen e rasteve me COVID-19, kërkon nga qeveria angazhimet konkrete
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, është shprehur ...
-
Deputetja e PDK: LVV-ja është duke e kapur Universitetin e Prishtinës
Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka thënë se këshilli drejtues i UP-së sot pë...
-
Kaq qytetarë hoqën dorë nga shtetësia kosovare për gjashtë muaj
Që nga 1 janari i këtij viti e deri më 29 qershor, 2 mijë e 186 qytetarë kanë...
-
Përleshje masive në Prishtinë, shtatë burra rrahen në mes vete për një pronë
Si pasojë e një mosmarrëveshje për pronë, e cila pritet të trashëgohet, shtat...
-
E ardhmja e bukur e Perlës Orientale
Në “Raportin mbi konkurrueshmërinë botërore për vitin 2022” të publikuar ditë...
-
Putin: Rusia nuk shqetësohet nga anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO, zgjerimi do sjellë tensione
Presidenti rus Vladimir Putin është shprehur se Rusia nuk është e shqetësuar ...
-
Njerka lajmëron për zhdukjen e djalit të burrit të saj në Prishtinë
Një grua nga Prishtina ka njoftuar policinë se djali i bashkëshortit të saj ë...
-
Sulmohet seksualisht një vajzë në Fushë Kosovë
Mëngjesin e së mërkurës një person i panjohur ka sulmuar një vajzë në Fushë K...
-
Keqpërdorën pozitën zyrtare dhe pranuan ryshfet, arrestohen 11 persona
Policia e Kosovës ka arrestuar 11 persona për arsye se dyshohen se kanë keqpë...