Lajme

Policia shpall në kërkim një 13-vjeçare dhe të dyshuarin 31-vjeçar

Autori: Gazeta inFokus 16:41 | 29 September 2021

Policia e Kosovës e ka vënë në kërkim një 13-vjeçare nga Gjakova, si dhe një person të moshës 31-vjeçar që dyshohet se është shoqëruesi i saj.

Sipas policisë, 13-vjeçarja me inicialet E.F., me datën 23.09.2021 në orën 21:00 në stacionin policor në Gjakovë është raportuar nga familjarët se ishte larguar nga shtëpia.

Sektorin Rajonal për Hetime sipas njoftimit të policisë kanë ndërmarr veprime operativo hetimore në koordinim me prokurorin e çështjes, janë intervistuar disa persona, janë kontrolluar disa lokacione të dyshuara por deri më tani nuk është gjetur viktima e as personi i dyshuar Egzon Krasniqi i cili dyshohet se është në shoqërimin e viktimës.

-Advertisement-

Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar dhe të viktimës të lajmërojnë Policinë e Kosovës Gjakovë apo stacioni më i afërt policor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera