Lajme

Policia shpall në kërkim këtë person, ja për çka dyshohet

Autori: Gazeta inFokus 16:18 | 28 October 2021

Organet e rendit ditë më parë kanë bastisur një shtëpi në fshatin Slklagrazhë të komunës së Suharekës, ku i kanë gjetur 10kg e 400gr substancë të llojit marihuanë, shkruan Gazeta Infokus.

Lidhur me këtë Prokuroria Themelore ( departamenti i Krimeve të rënda) në Prizren pas kërkesës nga Policia e Kosovës, , ka miratuar autorizimin për publikimin e fotografisë dhe të dhënave të të dyshuarit për në veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’.

Në njoftimin e Policisë thuhet se kanë shpallur në kërkim KOLA TOM BAFTIJAJ .

-Advertisement-

KËRKOHET:

I dyshuari: KOLA TOM BAFTIJAJ

Data e lindjes: 03.09.1969 në Prizren

Vendbanimi: Fshati SALLAGRAZHDË- SUHAREKË

Vepra Penale: ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’ thuhet në njoftimin e Policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera