Lajme

Policia shpall konkurs për zyrtarë policorë nga komunitetet për drejtorinë në Veri

Autori: Gazeta inFokus 15:10 | 18 July 2024

Policia ka shpallur konkurs për të gjitha komunitetet për pranimin e zyrtarëve policorë në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicë të Veriut.

“Policia e Kosovës për të gjitha minoritet shpall: K O N K U R S Për pranimin e zyrtarëve policorë sipas kushteve të parapara të konkurrimit për të gjitha minoritetet  (Serb, Boshnjak, Turq, Goran, Romë, Ashkali, Egjiptian, Kroat, Malazez, Maqedonas).  Vendi i punës: Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri.”

-Advertisement-

Një konkurs është hapur edhe para një jave.

Kujtojmë se në nëntor të vitit 2022 rreth 550 policë ishin dorëhequr nga Policia pas vendimit të Qeverisë për targat.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera