Lajme

Policia shkon në vendin e ngjarjes pas incidentit Molliqaj – Abazi

Autori: Gazeta inFokus 23:32 | 11 September 2019

Policia e Kosovës ka arritur në vendin ku mbahet emisioni Pressing, pasi Haki Abazi  i Vetëvendosjes tha se pas debatit është sulmuar nga Dardan Molliqaj i PSD’së.

Pas një debati me polemika të ashpra mes Molliqajt e Abazit, kjo raportohet të ketë vazhduar edhe pas përfundimit të emisionit.

Haki Abazi ka thënë se duke dalë nga studio është sulmuar nga Molliqaj dhe shoqëruesi i tij.Abazi për Gazetën inFokus ka thënë se e ka paraqitur në Polici rastin.

-Advertisement-

Këtë e ka mohuar kandidati i PSD’së për deputet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera