Lajme

Policia sërish në aksion për ndaljen e prodhimit të kriptovalutave

Autori: Islam Morina 18:45 | 12 January 2022

Policia e Kosovës ka ndërmarrë edhe një aksion tjetër për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave.

Policia dhe Dogana e Kosovës kanë gjetur dhe konfiskuar 58 kartela grafike që shërbejnë për prodhimin e kriptovalutave, shkruan Gazeta Infokus.

Aksioni është realizuar në një fshat të Shtimes, ku një personi i janë konfiskuar pajisjet që po i mbante në një shtëpi të pabanuar.

-Advertisement-

“Aksioni i Policisë Rajonale të Ferizajt

Bazuar në një informacion inteligjent Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pasditën e sotme në kuadër të një operacioni, tek një person i dyshuar A.G ( M/K) i moshës madhore, në një shtëpi të pa banuar në një fshat të Shtimes, janë gjetur dhe më pas janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës, 58 kartela grafike për prodhimin e kriptovalutave, pa dokumentacion.

Në këtë rast janë ftuar edhe një njësi e KEDS-it.

Për të gjitha këto veprime të Policisë Rajonale të Ferizajt është njoftuar Prokuroria Themelore e Ferizajt, për veprime tjera hetimore”, thuhet në njoftimin e Poloicisë së Kosovës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera