Lajme

Policia serbe ndalon ndërtimin e monumentit të Komandant Lleshit në Tërnoc, reagon Vulini

Autori: Gazeta inFokus 17:18 | 25 April 2021

Policia serbe i ka ndaluar punimet në ngritjen e memorialit të Ridvan Qazimit, i njohur si “Komandanti Lleshi” në Tërnoc të Madh, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, raporton Tanjug, transmeton Gazeta Express.

“Asgjë nuk është ndërtuar në këtë vend pa leje. As një shtëpi dhe as një ndërtesë nuk mund të ndërtohet, e aq më pak një memorial. Ekziston një ligj për monumentet në këtë vend, sipas të cilit është e qartë se kujt mund t’i ngrihet një monument, e kujt nuk mundet. Ligji do të respektohet pa rezerva”, tha Vulin në TV Prva.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Ragmi Mustafa, deklaroi më 20 prill se në kodrën mbi Trnoc të Madh kanë filluar punimet për rregullimin e hapësirës dhe ndërtimin e një monumenti kushtuar komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit (UÇPMB), Ridvan Qazimi.

-Advertisement-

Qazimi ishte një nga katër komandantët e UÇPMB-së. Ai u vra në vitin 2001 gjatë një beteje me forcat sebe në Tërnoc.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera