Policia serbe i shkon në banesë politikanes që kundërshtoi vaksinat anti-Covid
Autori: Gazeta inFokus
15:38 | 01 April 2021
Herët në mëngjesin e sotëm, policia serbe i shkoi në banesë një politikaneje, kundërshtuese të vaksinës anti-Covid, Jovana Stojkoviq , me një urdhër kontrolli.
Kryetarja e lëvizjes Living for Serbia e transmetoi ardhjen e policisë dhe diskutimin me ta drejtpërdrejt në profilin e lëvizjes së saj në Facebook.
Siç është dëgjuar në bisedën midis Stojkoviqit dhe autorit të incizimit, inspektorët me distinktivë policie në qafë erdhën me urdhër për ta kontrolluar banesën. Urdhri u lëshua sepse Stojkoviq dyshohet se ka shkaktuar frikë dhe panik në publik me deklaratat e saj.
Anti-vaksinesja e njohur, përndryshe edhe psikiatre, protestoi dhe debatoi me zyrtarët e Ministrisë së Brendshme që erdhën në banesën e saj.
“Duket sikur të jemi kriminelë. Çfarë pret të gjesh këtu, armë dhe drogë dikujt që dyshon se shkakton frikë dhe panik? Çfarë pret të gjesh në apartamentin e dikujt që shkakton frikë dhe panik?”, u tha Stojkoviq policëve.
Policët ia shpjegonin asaj urdhrin e kontrollit, ndërsa Stojkoviq e thirri një avokat.
“A do të më qëllonit nëse do të kishit urdhër? Sigurisht që po”, tha Stojkoviq.
Ende s’ka konfirmim zyrtar nga Ministria e Brendshme serbe në lidhje me kontrollin e banesës së Jovana Stojkoviqit.
Për ta parë videon, klikoni KËTU.
Të tjera
-
U paraqit rrejshëm si polic dhe tentoi t’i mashtrojë dy qytetarë, arrestohet i dyshuari
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuari pasi që i njëjti është ...
-
83 raste aktive me koronavirus në Malishevë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24-orët e fundit ...
-
Podujeva nënshkruan marrëveshje me shoqatën “Jetimat e Ballkanit”
Komuna e Podujevës ka nënshkruar marrëveshje me shoqatën “Jetimat e Ballkanit...
-
Dorëhiqet e dërguara e Biden për kufirin SHBA-Meksikë
Roberta Jacobson, e dërguara speciale e presidentit Joe Biden për çështjet e ...
-
Speca, domate, djathë e suxhuk, Daut Haradinaj e Luan Haradinaj drekojnë bashkë
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Ko...
-
Nga këto komuna janë rastet e reja me COVID-19
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë publike rastet e...
-
Kjo është mosha e të vdekurve nga COVID-19
IKSHPK ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, 9 persona kanë ndër...
-
Raporti i fundit i IKSHPK-së, numër i lartë i rasteve pozitive me Covid-19
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë publike rastet e...
-
Biseda sekrete e Adolf Hitlerit, çfarë kishte thënë për shqiptarët para 74 vitesh
Në një bisedë të regjistruar me 4 qershor të vitit të 1942 mes Adolf Hitler d...
-
Haradinaj-Stublla: Manastiri i Deçanit duhet të hapet për publikun dhe studiuesit
Ish-diplomatja e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se Manastiri i D...
-
Çun Lajçi rrëfen eksperiencën me COVID-19
Aktori Çun Lajçi ka pak kohë që e ka mundur virusin COVID-19, por thotë që en...
-
Kurti mbledh partinë
Lëvizja Vetëvendosje nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, ka njo...