Lajme

Policia sekuestron tri mjete të rënda

Autori: Gazeta inFokus 20:09 | 23 July 2022

Policia e Kosovës, Njësia për Hetimin e Krimeve Mjedisore, në bazë të planit operativ “Lumbardhi”, në fshatin Leshan të Komunës së Pejës ka ndaluar të shtunën një kamion duke transportuar rërë-zhavor.

Gjatë kontrollit policor është vërtetuar se ngarkesa e zhavorit dyshohet se është nxjerrë ilegalisht afër lumit Lumbardhi.

Sipas Policsë, njësiti kompetent së bashku me inspektorë të agjencionit, komisioni i pavarur për miniera dhe minerale, inspektorë nga ministria e mjedisit planifikimit hapësinor dhe Infrastrukturës si dhe inspektorët komunal të Pejës, kanë dalur në vendin e ngjarjës me ç‘rast kanë arrit që t’i ndalojnë së punuari dhe në koordinim me prokurorin kujdestar të PTH – Pejë, është inicuar “Ndotja, Degradimi ose Shkatërrimi i Mjedisit”.

-Advertisement-

“Lidhur me rastin dy mjete të rënda kamion dhe një ngarkues-bager, janë sekuestruar deri në një vendim tjetër, përderisa rasti është proceduar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Njoftimi i plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera