Policia sekuestron mall të kontrabanduar në vlerë rreth 120 mijë euro
Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 14 October 2024
Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës, kanë idenfitikuar tre mjete të dyshuara të cilat dyshohet se po transportonin mall të kontrabanduar, pas kontrollit në zonën kufitare RMV-RKS.
Në komunikatën për media bëhet e ditur se lidhur me rastin personat e dyshuar ishin me tre automjete, ku nga to dy automjete përcjellëse me targa vendore dhe një furgon pa targa, i cili dyshohet se ishte i ngarkuar me mallra të kontrabanduara, derisa zyrtarët policorë kanë arritur të lokalizojnë automjetin e dyshuar kombi me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar, ku gjatë numërimit të mallit të kontrabanduar, për të cilin i dyshuari nuk kishte asnjë dokument mbi prejardhjen e mallit, janë gjetur dhe sekuestruar mallrat si në vijim:
1750 boksa Chesterfield me 350000 copë cigare,
250 boksa cigare elektrike Terea – 50000 copë cigare,
makina për mbushje të cigareve (filetara) gjithsej 3200 copë,
shkrepëse gjithsej 2000 copë,
shishe xhami për nargjile 50 copë,
shtroja për këpucë 3000 palë (6,000 copë).
Vlerësohet se vlera e mallit është rreth 120.000 € pa llogaritur edhe shmangiet doganore.
Në lidhje me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent malli dhe automjeti sekuestrohen dhe dërgohen në terminalin doganor, ndërsa personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë.
Të tjera
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...
-
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt rastësisht, gjatë kontrollit rutinor
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Bajrami: Shpërndarja e buxhetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik
Deputetja nga rradhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se shpërndarja e...
-
Kurti për refuzimin e takimit me sindikalistët e sektorit privat: Në zyrën time vijnë kur s’kryejnë punë diku tjetër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pyet për refuzimin e takimit me kryesi...
-
“Shpia, familja po konsiderohet si vendi më i rrezikshëm për gratë dhe vajzat”
Këtë javë në emisionin “Gratë në Fokus” me Meme Smajli, ishte e ftuar artistj...
-
Zv. Ministri i Kurtit: E kam parë vet listën, përveç Albin Kurtit i gjithë kabineti qeveritar ka qenë në “listën e zezë” të KFOR-it
Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka konfirm...
-
Murati: Do të krijohet një institut i ri dhe një fond për pushimin prindëror dhe lehonave
Në konferencën për media ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran...
-
Murati tregon se kur pritet të ekzekutohen 100 eurot për fëmijët e pensionistët: S’ka nevojë për aplikim
Qeveria vendosi t’ua ndajë nga 100 euro fëmijëve (0-16 vjeç) e pensionistëve ...
-
Qeveria i ndan nga 100 euro për secilin pensionist dhe fëmijët deri në 16 vjeç
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka mbajtur një konferencë për media bas...
-
Mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri, reagon kompania kineze: Presim sqarime urgjente
Kompania kineze e rrjetit social, TikTok ka reaguar në lidhje me vendimin e q...
-
90% e prindërve kërkuan mbylljen e TikTok-ut, Rama publikon anketimin e bërë me prindërit
Kryeministri Edi Rama shprehet se 90% e prindërve janë dakord me mbylljen e T...
-
Rohde falënderon Kosovën për solidarizimin me Gjermaninë pas sulmit në Magdeburg
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka falënderuar Kosovën për mesazhet...