Lajme

Policia sekuestron kanabis në Prishtinë dhe arreston tre të dyshuar

Autori: Gazeta inFokus 18:40 | 06 December 2022

Tre person janë arrestuar mëngjesin e së martës në Prishtinë nga Policia e Kosovës, ku gjithashtu janë sekuestruar edhe një sasi e substancave narkotike, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë substanca dyshohet të jetë e llojit kanabis.

Tre të arrestuarit i takojnë moshës 21-vjeçare, derisa me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

“Personat e dyshuar:

• G.H, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

• B. S, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

• P. N, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

janë dërguar në mbajtje me vendim e prokurorit të shtetit dhe ndaj tyre është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale, Posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge”, thuhet në komunikatën e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera