Lajme

Policia sekuestron 55 telefona dhe 3 IPAD, kontrollohen pesë dyqane në Pejë për shmangie tatimi

Autori: Gazeta inFokus 11:53 | 18 March 2023

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën dhe Administratën Tatimore kanë sekuestruar 55 telefona dhe 3 IPAD gjatë kontrollit në pesë lokacione të dyqaneve në Pejë.

Sipas njoftimit të Policisë, sekuestrimi i telefonave ka ardhur pasi ata dyshohen se janë futur ilegalisht në Kosovë duke iu shmangur taksave doganore.

Urdhri për kontrolle është lëshuar nga Gjykata Themelore në Pejë.

-Advertisement-

“Gjate kontrollit në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar: 55 telefona celular dhe tre IPAD, të cilët dyshohet të jene futur në territorin e Republikës së Kosovës duke iu shmangur taksave doganore. Kontrolli është kryer në bashkëveprim me Doganën e Kosovës dhe inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës. Me autorizimin e prokurorit lënda procedohet në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia. /BetimipërDrejtësi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera