Lajme

Policia sekuestroi pesë armë zjarri për 24 orë në rajonin e Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 21:23 | 12 January 2022

Gjatë 24 orëve të fundit, në rajonin e Prishtinës janë sekuestruar 5 armë zjarri dhe 5 thika.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë ka bërë të ditur, se po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në Rajonin e Prishtinës.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit nga zyrtarët e stacioneve policore, në lokacione të ndryshme, janë gjetur dhe sekuestruar 5 armë zjarri dhe 5 armë të ftohta ( thika).

-Advertisement-

“Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionet përkatëse policore dhe ndaj tyre, janë iniciuar rastet për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, ka bërë të ditur Policia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera