Lajme

Policia sekuestroi mijëra euro në shtëpinë e tyre në Batllavë, flet gruaja e Luan Statovcit

Autori: Gazeta inFokus 19:20 | 24 February 2021

Luan Statovci është një nga të arrestuarit e aksionit të sotëm policor, në shtëpinë e të cilit në Batllavë, iu gjetën para.

Ai mbante postin e Drejtorit të Drejtorisë për Pagesa Direkte në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë.

Gruaja e Luan Statovcit, ka deklaruar me insistim se nuk ka qenë në shtëpi kur ka ndodhur aksioni i bastistjes.

-Advertisement-

Ajo ka pohuar se atë kohë gjendej në punë, ndërsa ka konfirmuar gjithashtu që edhe ajo punon në Ministrinë e Bujqësisë.

Mes tjerash ajo ka thënë për Klan Kosovën, se beson në pafajësinë e bashkshortit të saj dhe shtoi se paratë e gjetura në shtëpinë e tyre, nuk janë të ryshfetit, por janë mjete të ruajtura nga bizneset që udhëheqin në Prishtinë.

Veç kësaj ajo ka hedhur poshtë pretendimet dhe raportimet se ajo ka ndihmuar bashkëshortin e saj në fshehjen e mjeteve tashmë të sekuestruara.

Mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës ka nisur një aksion në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Aty janë arrestuar disa zyrtarë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, përfshirë edhe ushtruesin e detyrës së kryeshefit, Agim Nuha.

Ky aksion është zhvilluar edhe në disa komuna tjera të Kosovës, e ku nën pranga kanë përfunduar 12 persona.

Drejtori i Krimeve Ekonomike dhe Kundër Korrupsionit, Nazim Sahiti ka thënë se në këtë aksion sekuestruar diku afër 400 mijë euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera