Lajme

Policia, së bashku me disa qytetarë, ndihmojnë një person që ishte rrokullisur me traktor

Autori: Gazeta inFokus 16:38 | 15 March 2023

Policia e Kosovës njofton se pasditen e së martës një njësi policore derisa ishte në patrullim në fshatin Bellobërdë komuna e Leposaviqit, kanë hasur në një vet-aksident, ku një qytetar ishte rrokullisur me traktorin e tij duke mbetur nën traktor dhe jeta e tij ishte seriozisht e rrezikuar.

Sipas organeve të rendit, zyrtarët policorë menjëherë kanë intervenuar dhe me ndihmën e disa qytetarëve kanë arritur që ta largojnë traktorin dhe ta nxjerrin personin që kishte pësuar aksident.

Ai ka marrë tretman mjekësor dhe gjendja shëndetësore e tij është e mirë.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë:

Me datën 14.03.2023, rreth orës 18:20, një njësi policore derisa ishte në patrullim në fshatin Bellobërdë komuna e Leposaviqit, kanë hasur në një vet-aksident, ku një qytetar ishte rrokullisur me traktorin e tij duke mbetur nën traktor dhe jeta e tij ishte seriozisht e rrezikuar.

Zyrtarët policorë menjëherë kanë intervenuar dhe me ndihmën e disa qytetarëve kanë arritur që ta largojnë traktorin dhe ta nxjerrin personin që kishte pësuar aksident.

Personi ka marrë tretman mjekësor dhe gjendja shëndetësore e tij është e mirë. Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të kenë kujdes të shtuar, veçanërisht në këto kushte atmosferike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera