Lajme

Policia Rrugore e Tiranës bën “namin” në fundjavë, 6 të arrestuar

Autori: Gazeta inFokus 12:59 | 22 May 2017

Policia Rrugore e Tiranës ka zbatuar një plan masash mjaft të rrepta gjatë fundjavës në Tiranë. Për pasojë shumë drejtues të mjeteve janë gjobitur për thyerje të rregullave të drejtimit, ndërkohë që në pranga kanë përfunduar 6 persona.

1 në gjendje të dehur, i cili për t’i shpëtuar arrestimit i ofroi 50 Euro punonjësit të Policisë Rrugore, 1 për korrupsion pasi për t’i shpëtuar ndëshkimit për shkelje semafori i ofroi punonjësit të Policisë 2000 lekë të reja, 4 persona të pa pajisur me Leje Drejtimi.

– Janë pezulluar 52 Leje Drejtimi nga te cilat:

-Advertisement-

6 për drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, 34 Leje Drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara (matur me radar), si dhe 12 Leje Drejtimi për shkelje të ndryshme të parashikuara nga Kodi Rrugor.

– Janë vendosur gjithsej 1301 masa administrative,nga të cilat:

200 për mospërdorim të rripit të sigurimit, 439 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 244 për shpejtësi tej normave të lejuara, 12 për shkelje të semaforit, 46 për mospërdorim të kaskës mbrojtëse, si dhe pjesa tjetër për shkelje të ndryshme.

– Janë ndaluar me masë administrative 6 mjete autobot që shpërndanin ujë në qytetin e Tiranës. /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera