Lajme

Policia: Rrahje në Prishtinë, katër të lënduar – njëri u ther me thikë

Autori: Gazeta inFokus 20:23 | 03 October 2024

Policia konfirmon se si pasojë e rrahjes në rrugën “Agim Deva” në Prishtinë është plagosur me thikë një person dhe janë lënduar tre të tjerë.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Express se lidhur me rastin janë arrestuar tre persona.

Konfirmimi i saj i plotë:

-Advertisement-

Sot rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një rrahje në rrugën Agim Deva në Prishtinë ku kanë qenë të përfshirë disa persona.

Në këtë rast dyshohet se janë lënduar katër persona , njëri nga ta dyshohet se ka pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë (thikë).

Lidhur me këtë rast janë deri tani janë arrestuar tre  persona.

Policia në koordinim me prokurorinë po ndërmerr veprimet e nevojshme procedurale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera