Policia publikon videon ku dy të rinj krenohen me 1 kg marihuanë
Autori: Gazeta inFokus
10:54 | 28 Nëntor 2017
“Shumë bari ou, shumë shumë bari ou”. Nuk është tekst i Butës. Është intro e një video që F. M (20) dhe R. K (29) kanë realizuar para disa kohe, teksa “fryhen” se kanë bo shumë “bari” term i përdorur për marihuanën.
Të dytë janë arrestuar nga Policia e Kosovës në një aksion në fillim të këtij muaji, duke rezultuar me 31 të arrestuar, teksa video është publikuar në kanalin zyrtar të Policisë në “Youtube” si provë materiale për dy të arrestuarit.
Ata janë nga Prizreni.“Tek të dyshuarit është gjetur sasia prej rreth një kilogram substancë e dyshuar si marihuanë, një cigare e cila dyshohet të jetë me mariuhanë si dhe 18 qese të najlonit të vogla të cilat dyshohet se i kanë përdorur për t’i mbushur me mariuhanë”, thuhet në përshkrimin e videos.
E në këtë video, F.M dhe R.K janë duke e bërë mbushjen e qeseve me marihuanë me qëllim që të shitet direkt.
Një qese e tillë kushton nga 5 deri në 10 euro, por dy të arrestuarit shfaqen tepër “dillera” të mirë, pasi i mbushin plot qeset.“keset full te Daja Ram, full i keni keset.
Do njerëz ëndërrojnë me pas një 5-she e disa njerëz lozin”, dëgjohen duke biseduar dy të arrestuarit, derisa nuk përtojnë të krenohen edhe me rima.
“Ja ka nisë edhe me hanger bari, daja, se pipat e dajes jane rrit jane bo burra”. Përsëri nuk është BUTA. Janë dy të arrestuarit që tashmë janë të lirë, pasi sipas informacioneve zyrtare të Policisë, “në konsultim me prokurorin kujdestar në Prizren, të dyshuarve iu është shqiptohet masa e ndalimit për 48 orë”.
Arrestimi i tyre ka ndodhur me 3 nëntor.

T� tjera
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
































