Lajme

Policia publikon fotot e dy personave të dyshuar për vrasjen e Ivanoviqit

Autori: Halil Berisha 13:58 | 21 November 2019

Më 16 janar të vitit 2018, në Mitrovicën e Veriut, ndodhi një vrasje që bëri shumë bujë.

Para zyrës së partisë së tij, u vra politikani serb Oliver Ivanoviq, shkruan gazeta inFokus.

Që nga kjo datë, Policia e Kosovës, ka bërë disa aksione në pjesën veriore të Kosovës, ku ka arrestuar e shpallur në kërkim përsona të ndryshëm.

-Advertisement-

Të gjithë këta, të komunitetit serb, shkruan gazeta inFokus.

Madje, disa prej tyre edhe pjesëtar të Policisë së Kosovës.

Bile, i dyshuar se ka gisht në këtë punë është edhe nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiq.

Por, ky i fundit, pati arritur që t’i ikë policisë e të arratiset për në serbi, shkruan gazeta inFokus.

Mirëpo, autoritetet serbe refuzuan që të bashkëpunojnë me ato kosovare për këtë rast, e kështu Radojçiq, vazhdon të jetoj atje i lirë.

E kjo nuk e ndali tentimin për të gjetur autorin e të gjithë ata që kanë të bëjnë me vdekjen e Ivanoviq.

Kështu, sot, të enjten e 21 nëntorit, Policia e Kosovës, ka publikuar fotografitë e dy personave të dyshuar për këtë vrasje.

it

“Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) është duke hetuar rastin e vrasjes z. Oliver Ivanoviç. Me autorizim të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës publikon fotografitë e dy personave të dyshuar për rastin ‘vrasje’ të datës 16/01/2018 në Mitrovicën Veriut”, shkruhet në një njoftim të Policisë.

Kështu, me publikimin e këtyre dy fotografive, organet e rendit kërkojnë nga qytetarët që kushdo që ka sado një informacion të vogël për ta, të kontaktoj me Policinë, shkruan gazeta inFokus.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për personat e dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës përmes numrit konfidencial të telefonit 080019999, adresen elektronike [email protected] ose të paraqiten në stacionin më të afërt policor”.

“Publikimi i këtyre fotografive bëhet me qëllim të identifikimit nga ana e qytetarëve, të cilët mund të na ndihmojnë rreth identitetit të këtyre personave të dyshuar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera