Lajme

Policia publikon foton e të dyshuarit për vrasjen në Prizren, kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e tij

Autori: Gazeta inFokus 16:45 | 04 September 2023

Policia e Kosovës pas autorizimeve të kompletuara ligjore, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e një personi.

Ai dyshohet për vrasje në qytetin e Prizrenit.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

-Advertisement-

Kërkohet i dyshuari për rast “Vrasje”

Lidhur me rastin “ Vrasje “ te dates se djeshme 03.09.2023 te ndodhur ne Rr.” Qerqiz Topulli “ ne Lagjen Arbane te Prizrenit , nga ana e njesiteve policore relevante jane ndermarre te gjitha veprimet e duhura procedurale hetimore e ligjore.

I dyshuari i rastit Aziz ( Hashim ) Gashi ,dtl.05.07.1972,i cili pas vepres se kryer eshte larguar nga vendi i ngjarjes ne drejtim te panjohur ,perkunder perpjekjeve te bera ende nuk eshte arrite qe te lokalizohet vendqendrimi i tije .

Jane njoftuar te gjitha pikat kufitare dhe Stacionet Policore ne nivel vendi ngase i dyshuari dyshohet te jete i armatosur dhe ndalimi i te njejtit eshte me shkalle te larte te rrezikshmerise .Me qellim te lokalizimit te venqendrimit te te dyshuarit dhe te arrestimit te tije sa me te shpejte ,nga ana e Prokurorise Themelore te Prizrenit leshohet Autorizim per publikimin e fotografise se te dyshuarit .

Kerkohet ndihme e te gjitha mediave dhe qytetareve qe per qfredo informate per vendndodhjen e te dyshuarit te njoftohet ne Stacionin me te afert policor ne menyre qe te behet arrestimi i te dyshuarit dhe te mundesohet sa me pare zbatimi efikas i procedurave te metejme ligjore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera