Lajme

Policia po heton britanikët në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 10:23 | 01 June 2018

Organizata Ndërkombëtare Britanike për çështje kulturore dhe të edukimit po hetohet nga Policia e Kosovës me kërkesë të Ambasadës Britanike në Kosovë.

Këtë e konfirmoi, ambasadori britanik, Ruairi O’Connell në një intervistë për emisionin ‘Jeta në Kosovë’. O’Connell tregoi se si erdhi deri te kërkesa për këto hetime.

“Një kontroll i rregullt në Këshillin Britanik ka zbuluar disa keqpërdorime ose shkelje të rregullave.

-Advertisement-

Ne kemi dorëzuar raportin për këtë çështje në Policinë e Kosovës dhe kemi kërkuar hetimin për këtë rast. Ne kemi një praktikë që nuk e tolerojmë fare korrupsionin në institucionet britanike. Një zyrtare është suspenduar”, tha ai

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy