Lajme

Policia po e kërkon këtë person nga Skenderaj për ta arrestuar

Autori: Gazeta inFokus 10:53 | 31 July 2020

Policia e Kosovës, rajoni i Pejës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për arrestimin e Valdet Vrankaj nga Skenderaj, i cili është në kërkim për blerje, posedim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve.

Personi i kërkuar është Valdet Vrankat i lindur në vitin 1985 në Skenderaj.

I pandehuri, policia ka bërë të ditur se  është i kërkuar për veprёn penale, Blerje,Posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e Narkotikëve.

-Advertisement-

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera