Policia për zgjedhjet: Trajnuam rreth 6000 policë
Autori: Gazeta inFokus 09:57 | 21 June 2017
Thuajse gjysma e organikës funksionale të Policisë së Shtetit do të jetë në krye të detyrës përgjatë gjithë procesit të zgjedhjeve që do të nisë që të shtunën pasdite për të përfunduar kur të mbyllet gjithë procesi. Ky është një veprim normal aq më tepër kur bëhet fjalë që në këtë proces ka ndodhur edhe një veçori risi në vendin tonë, pasi ministri që do të mbikëqyrë gjithë procesin është vendosur para pak kohësh dhe është emërtuar si personi i duhur për të menaxhuar policinë në këtë proces delikat. Megjithatë, pavarësisht kontestimeve të herëpashershme, Policia e Shtetit në të gjitha proceset është përpjekur të jetë më lart se edhe ia lejon porosia e eprorëve politik, të cilët gjithnjë thuajse kanë qenë në shërbim të asaj force politike që gjendej dhe gjendet në pushtet në vendin tonë. Detajet zyrtare për policinë i ka dhënë nr 2 i policisë së shtetit, Altin Qato, i cili ka vënë theksin në masat paraprake që janë marrë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor!
Reagim zyrtar
Drejtori i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit, Altin Qato ka bërë të ditur dhe masat e policisë për zgjedhjet e 25 qershorit. Do të jenë 5851 punonjës të policisë që do të angazhohen në shërbim për ruajtjen e objekteve zgjedhore, të cilat janë 5362 qendra votimi, 90 KZAZ dhe 90 VNV. Gjithashtu angazhohen 276 automjete civile që do përdoren në funksion të përmbushjes së detyrimeve të Policisë së Shtetit.“Përveç punonjësve të Policisë në Drejtoritë Vendore, nga strukturat e disa njësive policore në Tiranë dhe Drejtorive të Kufirit dhe Migracionit do të dërgohen 1356 punonjës policie në funksion të procesit zgjedhor; do të vihen në dispozicion 65 automjete.
Është përgatitur dhe miratuar Urdhri i Përbashkët i Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Ministrit të Mbrojtjes, Urdhri i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, për marrjen në ruajtje të 93 objekteve të rëndësishme që sigurohen me punonjës policie, nga forcat ‘Komando’. Rreth 270 punonjës të Policisë të objekteve do të lirohen nga detyra për sigurimin e tyre dhe do të marrin detyra për procesin zgjedhor”, tha Qato. Numri dy i Policisë së Shtetit Qato tha se nuk ka pasur raste që punonjës të policisë të kenë shkelur ligjin gjatë fushatës zgjedhore. “Deri tani nuk kemi raste që punonjës të Policisë së Shtetit, të jenë evidentuar në shkelje të kërkesave ligjore, të kenë kompromentuar pozicionin si punonjës të depolitizuar, apo të kenë reflektuar qëndrime të njëanshme apo politike. Nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nga data 26 Maj 2017 që ka filluar periudha zgjedhore është ngritur dhe funksionon grupi i drejtimit në nivel qendror, për menaxhimin e masave të sigurisë për procesin zgjedhor, me qëllim vlerësimin e çdo informacioni nga të gjithë burimet, verifikimin, analizimin dhe ndjekjen e tij”!
Të tjera
-
Bedri Hamza premton ta themelojë Bursën e Kosovës si platformë të tregut të kapitalit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me biz...
-
Lista Serbe nuk u certifikua nga KQZ-ja, Basha: Hapet e pame, Gratë te LDK, burrat te PDK, AAK përcjell tek dera
Deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Dimal Basha është tallur me opozitën pasi Li...
-
Publikohet lista e 16 subjekteve politike me 626 kandidatë për deputetë që i certifikoi KQZ-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe pjesën e dytë të subjeteve pol...
-
Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për ngasje në gjendje të dehur
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundrejt të pandehurit Y....
-
Vuçiq: Kurti po përpiqet të eliminojë të vetmin kundërshtar politik në Kosovë, që është Lista Serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovë...
-
Kjo është 19-vjeçarja që sulmoi policët brenda stacionit policor në Prishtinë
Një vajzë 19-vjeçare, dyshohet që nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar zyrtarë...
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...