Policia për referendumin serb: Situata në Kosovë ka kaluar e qetë dhe pa incidente

Autori: Gazeta inFokus
18:59 | 16 January 2022
Policia e Kosovës ka njoftuar se situata në Kosovë ka qenë e qetë pavarësisht paralajmërimeve për mbajtjen e referendumit të Serbisë edhe në Kosovë.
Përmes një komunikate, Policia ka bërë të ditur se situata ka kaluar e qetë dhe pa incidente, përjashtuar mbajtja e disa tubimeve dhe marshimeve në lokacione të ndryshme, në cilësi të shprehjes së pakënaqësisë ndaj moslejimit të mbajtjes së referendumit në Kosovë.
“Referuar informacioneve lidhur me paralajmërimet se më 16 janar 2022, një referendum për ndryshime kushtetuese i planifikuar të mbahet në Serbi do të organizohet edhe në Republikën e Kosovës (RKS), Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit në bashkërendim me autoritetet kompetente, bazuar në aktet ligjore dhe rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, ka bërë planifikimet e saj operacionale për ruajtjen e rendit Kushtetues të RKS-së si dhe ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në vend”, njofton Policia e Kosovës.
Policia thotë se ka pasur plan operativ në ruajtje të rendit kushtetues dhe se do të reagonte ne profesionalizëm nëse do të cenohej rendi.
“Në këtë fushëveprim Policia e Kosovës ka hartuar urdhrin operativ ku janë paraparë masat dhe veprimet e Policisë së Kosovës në funksion të ruajtjes së rendit kushtetues të Republikës së Kosovës dhe garantimit të sigurisë së përgjithshme. Po ashtu janë paraparë të gjitha planifikimet dhe veprimet operacionale për menaxhim të sigurisë dhe reagim profesional në rast të cenimi të sigurisë qytetare apo rendit kushtetues në vendin tonë.”
“Policia e Kosovës është e përkushtuar në kryerjen e detyrave dhe autorizimeve të saj konform autorizimeve ligjore dhe kushtetuese si dhe garantimin e sigurisë së përgjithshme në vend”, thuhet në fund të njoftimit.
Të tjera
-
“Mariupoli është i yni” – Rusia shpall fitoren
“Mariupoli është tashmë i yni”. Këto janë fjalët e sotme me të cilat gjeneral...
-
Kryediplomati austriak thotë se e mirëpresin kërkesën e Kosovës për anëtarësim në KE
Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg, ka deklaruar se Austri...
-
Duda Balje s’ka të ndalur, për herë të parë jep detaje të tjera për komunitetin LGBTI
Deputetja boshnjake, Duda Balje, po vazhdon fuqishëm t’i qëndrojë kundër Kodi...
-
Ky është momenti që la gjurmë të pashlyeshme në jetën e Duda Baljes
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka rrëfyer një moment mjaftë int...
-
Nuk do ta besoni pse Duda Balje është kthyer nga Serbia në Kosovë
Deputetja, Duda Balje, ka treguar se arsyeja pse ajo me familjen e saj janë k...
-
Mullisët kërkojnë heqjen e ndalesës së eksportit të miellit
Miell ka me bollëk, prandaj s’është e nevojshme të mbyllen kufijtë për të. ...
-
Poliklinika më e madhe në Kosovë, ‘Olive Medical’ hap qendrën e re në Mitrovicë
Sot në qytetin e Mitrovicës është organizuar ceremonia e hapjes së poliklinik...
-
Pse Japonia nuk heq dënimin me vdekje?
Dënimi me vdekje po “del nga moda”. Më shumë se 70% e vendeve e kanë hequr dë...
-
Hoxhaj: Serbia bastion i Rusisë në Ballkan për ta luftuar perëndimin
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Serbia ka qenë dh...
-
Paralajmërohen reduktimet e rrymës, nervozohen qytetarët
Pak muaj më parë, gjeneratori ishte një nga produktet më të kërkuara në treg....
-
Përparim Rama ka dy lajme të mira për Prishtinën
Përparim Rama ka dy lajme të mira për komunën e Prishtinës. I pari i kryeq...
-
Raketa ruse godet një objekt në Kharkiv, plagosen shtatë persona – publikohen pamjet e tmerrshme të sulmit
Shtatë persona janë plagosur, pasi një raketë ruse goditi një objekt në qytet...