Lajme

Policia për protestën në veri: Përfundoi e qetë – u kujdesëm për sigurinë e protestuesve deri në fund

Autori: Gazeta inFokus 13:13 | 07 August 2024

Policia ka reaguar në lidhje me protestën që është mbajtur sot në afërsi të Urës së Ibrit në Mitrovicë të Veriut.

Sipas policisë, qytetarët filluan të mblidheshin rreth orës 11:00, për të shprehur pakënaqësitë e tyre në lidhje me situatën dhe deklarimet për hapjen e urës për qarkullim.

“Rreth orës 12:00, protesta ka përfunduar e qetë dhe protestuesit janë shpërndarë, përderisa njësitet policore kanë vazhduar me detyrat e rregullta policore”, thuhet në njoftimin e policisë.

-Advertisement-

Tutje, policia tha se janë kujdesur për mbarëvajtjen e protestës, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe ofrimin e sigurisë për protestuesit para, gjatë dhe deri në përfundim të protestës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera