Lajme

​Policia për dy javë në rajonin e Prishtinës konfiskon 38 armë

Autori: Gazeta inFokus 16:49 | 15 August 2022

Që nga data 1 gusht 2022 e deri më sot, policia e rajonit të Prishtinës, ka sekuestruar 38 armë zjarri, prej tyre 10 dyshohet të jenë përdorë në ahengje familjare.

Policia konform detyrimit ligjor obligohet që në rastet e tilla të fillojë kërkimin për armët e përdorura në rast, të ndalojë kolonat e dasmorëve për t’i kontrolluar dhe ndaj personave të dyshuar në situata të caktuara të ndërmarrë edhe bastisje në shtëpitë ku dyshohet për raste të tilla.

Mbështetur mbi këtë bazë, policia apelon të gjithë qytetarët që t’u shmangen veprimeve të tilla për arsye të sigurisë dhe ceremonitë festive t’i kalojnë pa incidente.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera