Sport

Policia parisiene mesazh tifozëve: Mos hyni me dhunë në stadium

Autori: Gazeta inFokus 21:11 | 28 May 2022

Fillimi i finales së Ligës së Kampionëve sonte është shtyrë për shkak të problemeve të rëndësishme jashtë fushës.

Liverpool kundër Real Madridit do të luhej në orën 21:00, duke u zhvilluar në Stade de France në Paris, shkruan Gazeta Express.

Shtyrja vjen pasi tifozët e Liverpoolit nuk kanë arritur që të hyjnë në stadium, teksa mijëra ulëse kanë mbetur të zbrazta. Shtyrja, sipas njoftimit nga UEFA do të jetë vetëm 15 minuta.

-Advertisement-

Ndërkohë, ka ardhur edhe njoftimi nga policia e Parisit, që u ka dërguar mesazh tifozëve që të mos provojnë të hynë me dhunë në stadium.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera