Lajme

Policia parandalon kontrabandimin me mallra nga një postë e shpejtë

Autori: Gazeta inFokus 16:12 | 22 October 2022

Zyrtarë policorë nga stacioni policor për Mbikëqyrjen e Kufrit Hani i Elezit kanë parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra.

Sipas njoftimit, njësia patrulluese kanë ndaluar një automjet – postë të shpejtë, në fshatin Seqishtë – Hani i Elezit, në të cilit janë hasur mallra që dyshohet të jenë të kontrabanduara.

“Gjatë kontrollit janë gjetur: tekstil, këpucë, pajisje elektronike etj. Me urdhër të prokurorit kujdestar, iniciohet rasti ‘kontrabandim me mallra’, malli konfiskohet dhe i dorëzohet pikës doganore, ndërsa personi i dyshuar lirohet ne procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

-Advertisement-

Më tej, bëhet e ditur se rasti është trajtuar nga njësitë përkatese policore dhe Dogana e Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet

Të tjera