Lajme

Policia parandalon kontrabandimin e 16 thasëve me tapeta muri

Autori: Gazeta inFokus 11:12 | 11 July 2022

Policia kufitare e Kosovës mbrëmë gjatë një pike kontrolli në Zupç, kanë parandaluar kontrabdanimin e 16 thasëve me tapeta muri, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një njoftimi nga ana e policisë thuhet se për këtë mall të transportuar i dyshuari nuk posedonte asnjë dokument.

“Policia kufitare e Kosovës vazhdon me angazhime për parandalimin e kontrabadimit me mallëra Me datë 10.07.2022, rreth orës 20:15, Policia kufitare e Kosovës gjatë një pike kontrolli në Zupç kanë hasur në një automjet kombi VË transporter, ngjyrë e bardhë, me targa vendore, ku pas kontrollit ne automjet janë gjet rreth 16 thasë të mëdhenjë me tapeta muri të ndryshme. Për këtë mall të transportuar i dyshuari nuk posedonte asnjë dokument.  Janë njoftuar njësitet relevante policore dhe malli është konfiskuar nga Dogana e Kosovës për procedura të mëtejme”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera