Lajme

Policia paralajmëron se Ligjin për Paga mund ta dërgojnë në Kushtetuese

Autori: Gazeta inFokus 19:51 | 28 March 2022

Ligji i Ri i Pagave i cili pritet që të dërgohet në Kuvendin e Kosovës për votim, nuk po i pëlqen as sindikatës së Policisë së Kosovës.

Ata po kërkojnë një pagë të dinjitetshme.

Kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, tha se nuk e pranojnë rangimin me të njëjtin koeficient me institucionet tjera.

-Advertisement-

“Kërkesa jonë është fillimisht një pagë e dinjitetshme, një trajtim dinjitoz për policinë e Kosovës. Ne jemi deklaruar se ky ligj është i papranueshëm për policinë sepse nuk ka vlerë të caktuar të koeficientit derisa nuk ka vlerë të koeficientit atëherë ne nuk e dimë sa po pranojmë, pavarësisht sa është numri i koeficientit. Mandej ka qenë i papranueshëm rangimi i koeficienteve me institucionet tjera për policinë e Kosovës”, tha ai për Front Online.

Por, në rast se kërkesat  e tyre nuk merren parasysh, ata do ta kundërshtojnë sërish ligjin e ri të pagave duke e dërguar në Gjykatën Kushtetuese.

“Ne do ta kundërshtojmë edhe në Kushtetues, nëse nuk renditmi aty ku e meritojmë, neve edhe gjatë diskutimeve ju kemi thënë se kështu si është, është i papranueshëm për policinë dhe sa për fillim është kjo. Për format tjera do të shohim si do të reagojnë edhe organet qeveritare”, tha ai për Front Online.

Policia kërkon sigurim shëndetësor dhe pensionim në moshën 55 vjeçare

 Përveç Ligjit të Pagave, sfidë për policinë e Kosovës vazhdon të jetë edhe Ligji për Sigurime Shëndetësore e ai i Pensionimit.

“Polica e Kosovës po përballet me disa vështirësi, nuk është vetëm një, nuk kemi ligj të pagave nuk kemi sigurim shëndetësor nuk është fut në agjendë ende ligji për pensionim në moshën 55 vjeçare, nuk paguhet shujta dhe shumë probleme tjera”, tha Zeqiri.

Ngritja e çmimeve ka vështirësuar jetën e qytetarëve të Kosovës, dhe për këtë sindikata e Policisë ka kërkuar që deri në miratimin e ligjit për paga policia të ketë një shtesë prej 200 eurove në paga.

“Po kërkesa që kemi kërkuar 200 euro shtesë për secilin pjesëtarë të policisë, qoftë zyrtar policorë apo pjesa e stafit civil është shumë e arsyeshme duke e llogaritur që në Kosovës ngritja enorme e çmimeve që ka ndodhur këta muajt e fundit dhe derisa të bëhet kalimi i këtij ligji më të vërtet policia e Kosovës sa i përket mirëqenies sociale është në nivel shumë të ulët duke i llogaritur çmimet dhe paga është e njëjtë”, tha kryetari i sindikatës së policisë së Kosovës.

Kryesindikalisti i policisë për arrestimin e 48 policëve: Nuk jemi të kënaqur me veprimet e IPK-së

Ditë më parë Inspektorati i policisë së Kosovës, ka suspenduar nga puna 48 pjesëtarë të policisë së Kosovës nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

E ky veprim i IPK-së, nuk i ka pëlqyer aspak Sindikatës së Policisë.

Kryetari i kësaj sindikate, Imer Zeqiri, tha nuk janë të kënaqur me veprimet e IPK-së dhe se sipas ligjit informatat për arrestimin e policëve para se ata të arrestohen nuk është dashur të dalin në media.

“Ne si sindikatë kemi një vërejtje që të jemi më të kujdesshëm gjatë suspendimeve qoftë brenda policisë qoftë nga IPK-ja, po dua me lidh me arrestimin e fundit të 48 zyrtare policorë, ne si sindikatë nuk jemi të kënaqur me veprimet që kanë ndodhur, arsyeja e vetme është se  para se me ndodh arrestim i policëve ka dalë informacion në media se do të arrestohen 48 policë gjë që kjo nuk ka guxuar me ndodh edhe sipas procedurave ligjore dhe pse ka ndodhur kjo këtë më së miri e dinë IPK-ja”, tha ai.

Zeqiri tha se zyrtarët policorë nuk duhet të arrestohen, pasi që ata i përgjigjen ftesave të organeve të drejtësisë.

“Unë e kam thënë dhe po e them prapë  zyrtari policorë nuk ka nevojë të arrestohet dhe të bëhet publik për shkak se nëse bëhet një hetim paraprak dhe vërtetohet se një zyrtarë policorë ka bërë shkelej disiplinore apo vepër penela, nëse vërtetohet me prova kurdo që thirre zyrtare policor ai i përgjigjet ftesës, në një formë kjo për neve është e papranueshme pse po ndodh kur zyrtari policor në çfarëdo rrethane i përgjigjeve organeve të hetimi dhe drejtësisë”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera