Lajme

Policia paralajmëron protesta

Autori: Gazeta inFokus 11:16 | 15 September 2020

Kryetarja e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Valbona Kamberi është duke raportuar para deputetëve në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Të Mbrojtjes, raporton Gazeta Express.

Ajo ka deklaruar se kanë disa pakënaqësi me mënyrën se si është duke u trajtuar kjo kategori, duke paralajmëruar edhe protesta nëse nuk ju plotësohen kërkesat.
Kamberi ka thënë se janë 10 pjesëtarë të policisë së Kosovës që kanë ndërruar jetë pasi që janë prekur nga koronavirusi.

“10 pjesëtarë të policisë kanë humb betejën me COVID 19. Nuk e dimë sa është numri I të infektuarve në policinë e Kosovës. Kjo ka ndodhë kohët e fundit ka krijuar një pakënaqësi vërtet të madhe në polici, duke pas parasysh që nga pakoja emergjente jemi diskriminuar”, ka thënë ajo.

-Advertisement-

Nga Sindikata e Policisë së Kosovës kanë kritikuar edhe deklaratën e deputetit të AAK’së, Daut Haradinaj që reagoi në ditën e publikimit të videos ku shihej arrestimi i një qytetari në shesh, për të cilin u tha se është vënë nën pranga në praninë e fëmijëve të tij.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar deputeti i AAK’së, Bekim Berisha. Ai ka thënë se nga sindikata nuk duhet të merren me deklarata politike.

“Sa i përket deklaratave politike mos u merrni me ato, ne jemi deputet reagojmë kur te shohim një ngjarje se kërkush nuk e kupton kur të del aty po ai me fëmijë ish kanë ai njeri, është mirë me pas vërejtje edhe policët e ri me pas tolerancë. Ka pas edhe me Kanun kur është kanë me fmi nuk e kanë ngacmu. Edhe ai polici në Amerikë e zbatoi ligjin por e kalli Amerikën se e mbyti njeriun”, ka thënë Berisha.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera