Policia paralajmëron protesta në rast të mos-përmbushjes së kërkesave
Autori: Gazeta inFokus 19:55 | 22 January 2021
Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Shaban Tasholli, ka thënë se kanë hequr dorë nga shumë kërkesa të tyre për shkak të gjendjes në të cilën ndodhet Kosova.
Ai, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka deklaruar se aktualisht ata kërkojnë që të rritet pagesa e ndërrimit të natës, pagesa e orëve shtesë, sigurimi i shujtës dhe pagesa e Pakos Emergjente.
“Ne pakënaqësinë e kemi bukur më herët, por kërkesat tona që kanë qenë në fillim kanë qenë sigurimi shëndetësor, sigurimi aksidental, pensioni invalidor dhe pensioni shëndetësor. I kemi kaluar këto, sepse Kosova është në një situatë të ndjeshme. Ne kemi kërkuar që pagesa e ndërrimit të natës, që është pesë euro, të rritet. Po ashtu kemi kërkuar që të paguhen orët shtesë, që policët punojnë jashtëzakonisht shumë, shujtën dhe pagesën e Pakos Emergjente. Orët shtesë janë duke u paguar ashtu siç jemi pajtuar me kryeministrin. Pagesa e ndërrimit të natës nuk ka ndryshim, derisa sa i përket shujtës kryeministri Avdullah Hoti na ka thënë se nga muaji janar do të ketë shujtë për Policinë e Kosovës”.
“Kur e kemi pranuar pakon prej 100 eurosh, ne kemi thënë me kryeministrin që dëshirojmë që pakoja jonë të jetë krahas me shëndetësinë. Kërkesa jonë ka qenë në vazhdimësi te Ministri i Punëve të Brendshme, Kryeministri dhe Ministri i Financave që të rishikohen kërkesat e Policisë së Kosovës. Tani është ndarë edhe Pakoja për Arsimin, le të ndajnë sa të duan dhe për kë të duan, por ku e kanë lënë Policinë? Paramendojeni që polici punon 12 orë natën dhe qeveria nuk ka qenë në gjendje që t’ia japë një ushqim, derisa është premtuar se nga muaji janar do të ketë shujtë”.
Tasholli ka paralajmëruar se Sindikata e Policisë do të organizojë protesta nëse kërkesat e tyre nuk do të plotësohen ditëve në vazhdim.
“Kërkesa jonë, që e kemi bërë dje, është që kërkojmë Pakon Emergjente të plotë, shujtën nga 1 janari dhe Kontratën Kolektive. Përndryshe, protestat janë të pashmangshme. Ne i kemi dërguar shkresat dhe kemi pritur sot që të marrim përgjigje, si dhe do të presim edhe të hënën dhe të martën. Nëse nuk marrim përgjigje do të mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i Sindikatës së Policisë së Kosovës dhe së shpejti do ta caktojmë protestën, sepse kemi pakënaqësi në nivelin shumë të lartë në Polici”.
Të tjera
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...
-
Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdixhiku, ka reaguar pas re...
-
Ngjarjet e datës 25 prill
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora ...
-
Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare
Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së r...
-
Festa e Frontit Europian, Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, me mbi 40 mijë vota epërsi ne shënuam fitore
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores ...
-
Valon Syla pas fitores së Osmanit: Kur Albin Kurti të shkojë në plazhet greke, më nuk i bie kah Maqedonia
Analisti Valon Syla tha se kryeministri Albin Kurti ka marrë leksion sonte sa...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA
Pasi Kongresi amerikan votoi në favor të projektligjit për mbylljen e TikTok-...
-
Bujar Osmani shpall fitoren, i kërkon Arben Taravarit ta pranojë humbjen
Kandidati i BDI-së nga Fronti Europian për president të Maqedonisë së Veriut,...
-
BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti
Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skend...
-
“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”- simpatizantët e BDI-së para shtabit të VLEN
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshu...
-
Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të s...