Lajme

Policia nuk po i ndal gjobat, ja sa persona janë dënuar brenda një dite

Autori: Gazeta inFokus 09:30 | 24 November 2021

Policia e Kosovës çdo ditë po gjobit personat të cilët nuk po respektojnë ligjin, më saktësisht vetëm brenda një dite janë gjobitur 1 355 persona që nuk kanë respektuar lidhin në trafik, shkruan Gazeta Infokus.

Në të njëjtën ditë janë gjobitur edhe 233 persona që nuk kanë respektuar masat që parashohin ndalimin dhe luftimin e Covid-19, kanë ndodhur 23 aksidente me të lënduar si dhe 44 aksidente të tjera me dëme materiale.

Në këto 24 orët e fundit gjithashtu janë arrestuar 22 persona, 9 të tjerë janë dërguar në mbajtje si dhe 4 persona janë në vuajte të dënimit./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera