Policia nuk po i falë shoferët që kalojnë në rrugën “Xhorxh Bush”, ju shqipton gjoba

Autori: Gazeta inFokus
14:35 | 20 January 2023
Komuna e Prishtinës kishte njoftuar se që nga data 8 janar të këtij viti, rruga “Xhorxh Bush” do të jetë në qarkullim vetëm për autobusë dhe për taksi, shkruan Gazeta Infokus.
Edhe pse u premtua se qarkullimi i autobusëve dhe taksive do të fillonte më datë 8, një gjë e tillë ndodhi më 13 janar 2023, pra pesë ditë më vonë se që ishte premtuar.
Mirëpo si duket në këtë rrugë nuk po qarkullojnë vetëm autobusët dhe taksitë, pasi që shumë qytetarë me vetura private po thyejnë rregullin duke kaluar në këtë rrugë ku nuk lejohet qarkullimi me vetura private.
E që vendimi i marrë nga Komuna e Prishtinës të zbatohet, po përkujdeset Policia e Kosovës me patrullimet e saja në këtë rrugë.
Në disa pamje të siguruara nga Gazeta Infokus, shihen njësitet e trafikut duke gjobitur disa qytetarë që me vetura kanë kaluar në këtë rrugë.
Në këto pamje shihen pesë vetura të ndaluara nga Policia e Kosovës.
Gjithashtu, Infokus ka dërguar pyetje tek ky institucion për shifrat e sakta të gjobave që janë shqiptuar për ata që kanë thyer këtë rregull që nga data 13 janar 2023 kur edhe rruga “Xhorxh Bush”, u lëshua në qarkullim vetëm për autobusë dhe taksi.
Kujtojmë se për të gjithë ata që kalojnë me vetura private në rrugën “Xhorxh Bush”, gjoba do të jetë 500 euro./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Parashikimi i motit, nesër pritet që vendi të mbulohet nga bora
Për të premten parashikohet të mbajë mot i vranët dhe kohë pas kohe pritet të...
-
Vitia: Një ilaç që shitet 2.50 euro në vendet e tjera të Ballkanit, te ne shitet 7.50 Euro
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka folur për projektligjin, i cili synon...
-
Vërshimet në Mitrovicë, Hamza: Si komunë, do të ndajmë gjysmë milion euro për dëmet
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, do të ndajë gjysmë milion euro...
-
Rreth 500 mijë euro u mblodhën për tri orë për familjet që pësuan nga përmbytjet
Rreth 500 mijë euro janë grumbulluar sonte, në mbrëmjen humanitare ‘’Bashkë i...
-
Veriu, çështja për të cilën keqinformohen më së shumti kosovarët
Qytetarët e Kosovës hasin më së shumti në keqinformim kur bëhet fjalë për ngj...
-
Peci tregon pse nuk e ka shkarkuar këshilltarin që u dënua për vjedhje votash
Para pak ditësh, Enis Osmani, këshilltari politik i ministrit të Bujqësisë, F...
-
Peci: Lista “Guxo” e ka kusht për partnerin qeverisës njohjen reciproke në dialog
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci tha se partia GUXO është pro një marrëveshje...
-
OKB paralajmëron për rritje të numrit të refugjatëve ukrainas
Përderisa forcat ruse po vazhdojnë luftimet në lindje të Ukrainës, shefi i ag...
-
Për një orë mblidhen 147 mijë euro për të prekurit nga vërshimet
Për një orë janë mbledhur 147 mijë euro vetëm nga telefonatat e qytetarëv...
-
“Nuk ka më parlament”, Berisha paralajmëron: Kësaj here beteja do të jetë pa kthim
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se opozita nuk do të lejojë ...
-
Ministrit Vitia ia lëshojnë në emision deklaratën ku tha se “s’kthehem në MSH”, ja si arsyetohet sot
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, befasoi opinionin publik me rikthimin e...
-
Zelensky për Putinin: Ai është askushi, një gjë thotë e tjetër bën
Presidenti heroik i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një intervistë së fundmi...