Lajme

Policia nuk i ndal gjobat, i dënon rreth 3000 persona brenda një dite

Autori: Gazeta inFokus 09:29 | 06 January 2022

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë policia ka gjobitur 2 607 persona që nuk kanë respektuat ligjin, shkruan Gazeta Infokus.

Prej tyre 2 062 tiketa janë shqiptuar për personat që nuk kanë respektuar ligjin në trafik, ndërsa 545 persona të tjerë janë gjobitur për mosrespektim të masave anti-Covid.

Në të njëjtin interval kohor policia ka arrestuar 27 persona, 19 të tjerë janë dërguar në mbajtje si dhe 1 person është në vuajtje të dënimit./Gazeta Infokus/

Të tjera