Lajme

Policia nuk i ndal gjobat, i dënon afro dy mijë qytetarë brenda një ditë

Autori: Gazeta inFokus 09:24 | 30 January 2022

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, policia ka dënuar 1 685 persona që nuk kanë respektuar ligjin, shkruan Gazeta Infokus.

Prej tyre, 1 223 persona janë dënuar për mosrespektimin e ligjit në trafik ndërsa, 462 persona të tjerë janë dënuar për mosrespektimin e masave anti-Covid.

Në të njëjtën ditë Policia e Kosovës, ka arrestuar 15 persona, 6 të tjerë janë dërguar në mbajtje si dhe 2 të tjerë janë në vuajtje të dënimit./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera