Policia nuk i lë të protestojnë punëtorët e “Pastrimit”, por nuk i pengon aktivistët e Vetëvendosjes
Autori: Gazeta inFokus 09:22 | 13 May 2020
Policia e Kosovës ka refuzuar kërkesën e kompanisë “Pastrimi”, për protestë para objektit të Qeverisë së Kosovës.
Por ndryshe ka vepruar një ditë më parë, kur qindra aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje bënë prova për një protestë të mundshme po në të njëjtin vend ku kishin kërkuar të protestonin edhe punëtorët e kësaj kompanie, shkruan gazeta inFokus.
Përmes një komunikate për media nga kjo kompani bëjnë të ditur se janë të zhgënjyer me institucionet vendore e konkretisht me ato te rendit, pasi që thonë se dy herë radhazi kanë bërë kërkesë te Policia e Kosovës që t’ju lejohet mbajtja e një protestë paqësore me kamionë në qytet me një numër të vogël të punëtorëve dhe dy herë radhazi e njëjta kërkesë iu është refuzuar nga Policia e Kosovës.
“Kërkesa jonë kishte për qëllim që përmes protestës të shprehej pakënaqësia e punëtorëve ne mos përfshirjen e tyre në Pakon Emergjente te Qeverisë se Republikës se Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Ata thonë se e kanë respektuar refuzimin e kërkesës nga Policia e Kosovës, por për ta është e papranueshme që kësaj kompanie t’i refuzohet kërkesa, e në shesh të dalin të protestojnë qindra qytetarë, shkruan gazeta inFokus.
“Kërkesa jonë adresuar te Policia e Kosovës kishte për qëllim mbajtjen e protestës paqësore me një numër te vogël te punëtorëve gjithmonë duke respektuar rekomandimet e Institutit Kombëtar te Shëndetësisë, ndërsa realiteti dje fliste ndryshe me atë qe ndodhi ne sheshin e kryeqytetit”.
Kompania “Pastrimi” kishte paralajmëruar se sot nga ora 09:00 deri në 12:00 do të mbajë protestë paqësore para objektit te Qeverisë se Republikës se Kosovës për të shprehur pakënaqësinë në mos përfshirjen e këtyre punëtorëve ne Pakon Emergjente, ndërsa i kanë bërë thirrje edhe Policisë se Kosovës te sigurojë rendin dhe qetësinë e mbarëvajtjes së protestës./gazeta inFokus/
Të tjera
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...