Lajme

Policia nuk e din dallimin në mes të konfiskimit e sekuestrimit

Autori: Halil Berisha 17:15 | 12 December 2019

Mesditën e së enjtes Policia e Kosovës lëshoi një komunikatë për media.

Aty thonë që “për dy muaj konfiskohen 49 vetura për ‘Shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”.

Këto raste ndodhën në qytetin e Pejës, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Megjithatë, në të njëjtën komunikatë thonë që “Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit dhe me Doganën e Kosovës, automjetet e konfiskuara janë dërguar në terminalet doganore të cilat janë detyruar të bëjnë pagesën për zhdoganimin e këtyre automjeteve”.

Nga kjo i bie që veturat, pas zhdoganimit janë marrë nga pronarët e tyre.

E në këtë rast, kur dobia pasurore merret nga organet e rendit e drejtësisë, por që më pas mund apo kthehet, nuk është konfiskim, por sekuestrim, gjë që si duket Policia e Kosovës nuk ka ditur ta bëj dallimin, shkruan gazeta inFokus.

Se fjala “konfiskim” në këtë rast është përdorur gabim dhe në vend të fjalës “sekuestrim”, për gazetën inFokus e tha edhe njohësi i ligjit, Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi.

“Në bazë të ligjit konfiskimi është i përhershëm dhe dobia pasurore e fituar përmes veprave penale i kthehen shtetit.  Sikurse, konfiskimi nuk mund të bëhët pa vendim përfundimtar të gjykatës, përveç rasteve kur konfiskohen mjetet përmes së cilavë është kryer vepra penale, si psh. armët, makinat me të cilat bartet drogë, etj.  Në këtë drejtim, në rastin konkret komunikata e policisë mund të ketë gabime teknike ku sekuestrimi ngatërrohet me konfiskim”, ka thënë Miftaraj./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera