Lajme

Policia nuk e di motivin e ngjarjes tragjike në veri të Mitrovicës

Autori: Gazeta inFokus 16:59 | 27 May 2022

Një ngjarje e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në veri të vendit ku një anëtar i një familjeje i mori jetën babait dhe vëllait të tij.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq, ka thënë se policia është duke punuar akoma për zbardhjen e motivit të kësaj ngjarje.

“Më datë 27.05. në orët e mëngjesit, përkatësisht në ora 05:55 ka ndodhur një incident tragjik në banesën e personit me inicialet B.M. në rrugën ‘Mbreti Petër’ në Mitrovicën Veriore, dhe Akoma nën rrethana të pasqaruara, ka ardhur tek rasti i vrasjes së rëndë, ku i dyshuari me inicialet M.B. I lindur më 1993, ka goditur disa herë me thikë dhe ka privuar nga jeta anëtarët e ngushtë të familjes së tij, vëllain me inicialet B.U. dhe babain me inicialet M.B. I dyshuari është arrestuar menjëherë dhe gjendet nën kontrollin policorë. Hetimet janë zhvilluar nën mbikëqyrjen e prokurorit të prokurorisë në veri të Mitrovicës, derisa ekipet e hetuesisë të regjionit Mitrovicë Veri kanë marrë të gjitha masat me qëllim të zbardhjes së motivit të kësaj ngjarje”, tha ai për KP.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera