Policia nuk arrin ta gjejë të akuzuarin Nol Nushi, shtyhet gjykimi

Autori: Gazeta inFokus
11:58 | 07 February 2023
Edhe pse gjykata kishte lëshuar urdhëresë për sjellje me detyrim ndaj të akuzuarit Nol Nushi, ish-aktivistë i Lëvizjes Vetëvendosje, Polica nuk ka arritur sigurojë pranin e tij në seancën e paraparë për të martën, në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Në mungesë të të akuzuarit Nushi seanca gjyqësore ndaj tij është shtyrë në kohë të pacaktuar, ndërsa ndaj tij gjykata ka lëshuar sërish urdhëresë për sjellje me detyrim, raporton.
Nushi po akuzohet se ka kryer veprat penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi” dhe “Sulmi ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, në protestën e 17 dhe 18 nëntorit 2015.Në lidhje me mungesën e të akuzuarit Nushi, gjyqtarja Donika Shala-Abdyli tha se ndaj të njëjtit gjykata ka lëshuar urdhëresë për sjellje me detyrim, mirëpo Stacioni Policor Jugu ka njoftuar gjykatën se të njëjtin nuk kanë mundur ta lokalizojnë ose të kontaktojnë përmes telefonit.
“Shqyrtimi gjyqësor shtyhet në datë të pacaktuar deri sa të marr përgjigje të qartë dhe të saktë nga Stacioni Policor Jugu lidhur me zbatimin e urdhëresës”, konstatoi gjyqtarja Shala-Abdyli.Nushi akuzohej edhe për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, mirëpo gjyqtarja Donika Shala-Abdyli njoftoi se për të njëjtën tashmë ka arritur parashkrimi absolut i ndjekjes penale.
Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 18 janar 2016, i akuzuari Nol Nushi ngarkohet se më 17 dhe 18 nëntor 2015, prej orës 12:00 deri rreth orës 20:00, ka marrë pjesë në turmën-protestën, e cila protestë ka eskaluar dhe përkundër faktit se forcat e rendit ishin rreshtuar dhe po mbanin situatën nën kontroll, Nushi si pjesëmarrës aktiv i protestës ka sulmuar seriozisht policët e Kosovës duke i goditur me gurë, kubëza betoni dhe mjete të tjera të forta.Tutje, në aktakuzë thuhet se si pasojë e këtyre veprimeve, janë shkaktuar lëndime të rënda trupore si dhe dëme të mëdha materiale, si në pronën shoqërore edhe në prona private.
Me këtë, sipas prokurorisë, Nushi akuzohet se ka kryer veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi” nga neni 421, par.1, veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, nga neni 410, par.2 si dhe veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” nga neni 333, të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi

Të tjera
-
Trump paralajmëron konflikt të madh në Lindjen e Mesme: Mund të ndodhë së shpejti
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar për mundësinë e një konfl...
-
Moti nesër me temperatura deri në 29 gradë Celsius
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nesër do tëm bajt ...
-
Nënë e bir nga Deçani që vdiqën tragjikisht, varrosen më 15 qershor në Kanada
34-vjeçarja, Elzina Morina dhe djali i saj, Elon Morina, tre vjeç nga Deçani ...
-
“Topi ra në pishinë…”, zbardhen detaje të reja për mbytjen në pishinë të nënës dhe djalit nga Deçani
Një grua 34-vjeçare dhe djali i saj trevjeçar humbën jetën pasi u mbytën në n...
-
Si i shpëtoi rrëzimit të aeroplanit i mbijetuari i vetëm?
Ramesh Viswashkumar, i vetmi i mbijetuar i njohur nga 242 pasagjerët në aerop...
-
Reagimi i zjarrfikëseve në “Bregun e Diellit” – reagon Komuna e Prishtinës: Qyteti më i sigurt falë jush…
Komuna e Prishtinës ka reaguar pas incidentit të ndodhur sot rreth orës 16:53...
-
Vdes një person në Kotorr të Skenderajt, u rrokullis me traktor duke punuar në pyll
Një person ka humbur jetën në Kotorr të Skenderajt pasi i njëjti është rrokul...
-
Konjufca: Koalicioni VV–LDK do të ishte më i natyrshmi, pa të tjerat
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka deklaruar se partia e ti...
-
Konjufca: Nëse Kurti s’i ka numrat, i hapet rruga Bedri Hamzës – vetëm Limaj tregoi gatishmëri për koalicion
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, në emisionin CONTEXT në ...
-
Sveçla tregon ‘sakrificën’ e Kurtit në 20-vjetorin e VV-së: Na duronte kur pinim duhan në takime
Në 20 vjetorin e Vetëvendosjes, kjo parti ka organizuar bisedë me krerët e sa...
-
“Ngjarja tragjike ka ndodhur në Kanada” – zbulohen detaje të reja rreth vdekjes së 34-vjeçares dhe djalit të saj
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të martën në mbrëmje në lagjen Lachine të Mont...
-
Rast i rrallë në Shqipëri, 74-vjeçari maturant merr diplomën
Në Shqipëri janë publikuar rezultatet e provimit të gjuhës së huaj të maturës...