Policia njofton për katër vdekje, dy prej tyre të dyshimta
Autori: Gazeta inFokus 09:46 | 20 September 2023
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh të mërkurën ka njoftuar për katër vdekje të cilat kanë ndodhur në qytete të ndryshme.
Sipas policisë, dy prej tyre janë iniciuar si vdekje të dyshimta, njëra aksidentale si dhe një hetim mbi vdekjen.
Njëri rast bëhet e ditur se ka ndodhur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku ka vdekur një fëmijë që ishte duke u trajtuar.
“VDEKJE E DYSHIMTË – Fsh. Strovc, Vushtrri, 19.09.2023-21:22. Nga QKUK jemi njoftuar se në Intensiven Qendrore kishte ndërruar jetë një fëmijë i gjinisë mashkullore i cili kishte qenë i shtrirë nga data 12.09.2023”, thuhet në raport.
Dyshohet se viktima më herët ishte rrezuar dhe rasti nuk ishte raportuar në polici. Rasti është duke u hetuar.
Një tjetër vdekje është raportuar se ka ndodhur në rrugën “Anton Harapi” në Prishtinë, ku është gjetur pa shenja jete një 60-vjeçar.
“HETIM MBI VDEKJEN – Rr. Anton Harapi, Prishtinë. Raportohet se është gjetur pa shenja jete i moshës rreth 60 vjeçare. Identiteti i personit nuk dihet. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, ka bërë të ditur policia.
Vdekje e dyshimtë është raportuar edhe në Ferizaj, ku është gjetur pa shenja jete një i mitur.
“VDEKJE E DYSHIMTË – Rr. Imri Neziri, Ferizaj 19.09.2023-16:46. Viktima mashkull kosovar i mitur është gjetur pa shenja jeta. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori”, thuhet në raport.
E një vdekje aksidentale është raportuar se ka ndodhur në fshatin Qabiq të Klinës, ku një person ka vdekur pasi është rrotulluar me traktor në pyll.
“VDEKJE AKSIDENTALE – Fsh. Qabiq, Klinë. 19.09.2023 – 12:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar është rrotulluar me traktor në pyll dhe si pasojë ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në Spitalin e Pejës dhe më pas nga mjekët është informuar se viktima ka vdekur. Rasti është duke u hetuar”, bëhet e ditur nga policia.
Të tjera
-
Osmani priti në takim një delegacion të grupit Labour Friends of Kosovo nga Mbretëria e Bashkuar
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim një delegac...
-
Peci deklarohet pasi vëllai i Fitore Pacollit mori 100 mijë euro grant: Unë nuk favorizoj individ
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka reagur për herë të parë pasi u publikua k...
-
Lekaj: Buxheti i propozuar për vitin 2025 është buxhet i Vetëvendosjes dhe jo i qytetarëve të Kosovës
Në Komisionin për Buxhet dhe Financave sot është shqyrtuar Projek...
-
Hamza viziton një kompani vendore në Skenderaj: Sektorin privat do ta mbështesim pa asnjë rezervë
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar sot kompaninë A...
-
Hovenier falënderon stafin kosovar të ambasadës për “avancimin e partneritetit SHBA-Kosovë”
Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, sot i është bashkuar stafit të ambasadës ...
-
Institucionet paralele serbe në Kosovë të adresohen në Dialog, thotë Stano
Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve paralele të Serbisë në...
-
“1000 euro neto”, Haradinaj premton rritje pagash në shëndetësi prej 41% në vitin e parë të qeverisjes
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryeministër në zgjedhjet e...
-
Ambasadori britanik në terren me Policinë, testojnë dronët e rinj që shteti i tij i dha donacion për Kosovën
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Johnatan Heagraves, iu ësh...
-
Këto janë 4 komunat që prijnë me transparencën buxhetore
Instituti ‘GAP’ ka publikuar të dhënat e hulumtimit për transparencën buxheto...
-
Pas aferës së rezervave shtetërore, MINT hap tender publik për blerjen e grurit
Ministria e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e udhëhequr nga ministrja R...
-
Sadriu ndan pamje të automjeteve ushtarake: FSK-simbol i sigurisë
Zotëriu i parë, Prindon Sadriu, ka ndarë një video të automjeteve të Forcës s...
-
MPJ shpall tender të ri për shërbimet postare derisa një tjetër e kanë ende të hapur
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka shpallur tender të ri për shër...