Lajme

Policia nis procedura penale ndaj administratorëve të një portali pasi lajme të pavërteta

Autori: Gazeta inFokus 22:01 | 28 November 2019

Kryeministri Edi Rama e paralajmëroi që në orët e para të mëngjesit, në mbledhjen e qeverisë, se kushdo që dispononte një kanal komunikimi dhe e përdorte atë për lajme të pavërteta apo për përhapje paniku do të përballej me mbylljen, bazuar edhe në shpalljen e gjendjes së emergjencës.

Pasditen e së enjtes, Drejtori i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në Policinë e Shtetit Lutfi Minxhozi, në një deklaratë për shtyp deklaroi se janë proceduar penalisht administratorët e një faqeje interneti për publikimin e njoftimeve të rreme në rrjetet sociale.

Procedimi penal nisi për shtetasit Erland Dalliu, 29 vjeç banues në Tiranë dhe Gentian Çengeli, 39 vjeç të cilët akuzohen për përhapjen e panikut në publik përmes publikimit të lajmeve destabilizuese.

-Advertisement-

“Konkretisht, kjo faqe në datën 28.11.2019 ka shpërndarë një lajmërim, në të cilin aludohet për një numër të madh viktimash të gjendur në morgun e Tiranës”, deklaroi zyrtari i lartë i policisë, Lutfi Minxhozi.

Policia e Shtetit fton median dhe qytetarët që për çdo situatë e cila mund të ngrejë dyshime ti drejtohen Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera shtetërore për të marrë informacion zyrtar, shkruan A2news,

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera