Policia nis patrullimin me dron
Autori: Gazeta inFokus 23:34 | 03 September 2018
Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor në Prishtinë ka filluar sot patrullimin me dron.
Përmes patrullimit me dron, ky njësit do të identifikojë shkelësit e rregullave të komunikacionit.
Sipas rreshterit, Arsim Gollubovci patrullimi me dron ka filluar më qëllim të parandalimit të aksidenteve.
“Patrullimin kemi filluar sot me qëllim të parandalimit të aksidenteve. Ne e kemi parë të arsyeshme që përveç planeve të tjera që kemi të fillojmë edhe patrullimin me dron për parandalimin e kundërvajtësve të cilët shkelin rregullat e komunikacionit”, tha Gollobovci për Kallxo.
Ai shtoi se për kundërvajtësit të cilët shkelin rregullat e komunikacionit do të ketë zero tolerancë.
Gollubovci tha se patrullimin me dron e kanë filluar në qendër të qytetit duke kontrolluar kundërvajtësit të cilët kalojnë në dritën e kuqe të semaforit, duke vazhduar patrullimin për kontrollimin e kundërvajtësve të cilët bëjnë tejkalim në vijë të plotë.
“Tani varësisht nga situata se ku ka kundërvajtje do të vazhdojmë të patrullojmë. Do të vazhdojmë të patrullojmë me ritëm të shtuar dhe do të angazhojmë njësi sa është e nevojshme që patrullimi të jetë sa më efektiv”, tha Gollobovci.
Në bazë të ligji për rregullat e trafikut, gjoba për tejkalim në vijë të plotë fillon nga 100 deri në 300 euro, ndalim të patentë shoferit për 3 deri në 6 muaj dhe dy pikë negative.
Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Prishtinë ka njoftuar se patrullimi me dron do të vazhdojë varësisht se sa do të jetë efektiv patrullimi.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...