Lajme

Policia nis hetimet për rastin në Gjinekologji ku dyshohet se një foshnje gjallë u ngatërrua me një të vdekur

Autori: Gazeta inFokus 15:23 | 22 September 2022

Në Klinikën e Gjinekologjisë mbrëmë kanë lindur dy foshnje njëra prej të cilave ka lindur pa shenja jete, shkruan Gazeta Infokus.

E në lidhje me këtë rast policia ka nisur hetimet ku rasti po cilësohet si “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

-Advertisement-

Ajo tha se  Hetimi ka ardhur si rrjedhojë e denoncimit të bërë pranë policisë nga ankuesi i cili ka ngritur dyshimet për trajtim të pandërgjegjshëm ndaj klinikës ku është realizuar lindja.

“Mbrëmë rreth orës 22:00 me autorizimin e prokurorit të shtetit policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”. Hetimi ka ardhur si rrjedhojë e denoncimit të bërë pranë policisë nga ankuesi i cili ka ngritur dyshimet për trajtim të pandërgjegjshëm, ndaj klinikës ku është realizuar lindja. Dyshimet janë ndërlidhur me informimin e menjëhershëm pas lindjes se foshnja e tij është pa shenja jete, informacion ky i pranuar nga ana e personelit të klinikës përkatëse. Ndërkohë që trupi i pajetë është dërguar për obduksion, policia në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit po heton të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen me qëllim zbardhjen e plotë të tyre”, deklaroi Ahmeti për Infokus.

Ndryshe sipas raportimeve një infermiere ika ngatërruar prindërit e fëmijëve të porsalindur, duke krijuar keqkuptim mes tyre.

Këtë e ka konfirmuar drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë Zef Ndrejaj ku tha se një person i paautorizuar, në këtë rast infermierja e Neonatologjisë, e ka marr përsipër që t’i njoftoj palët pa të drejtë dhe i ka ngatërruar prindërit.

“Ka ndodhur një keqinformim nga një person i paautorizuar që të jap informacione tek palët. Rasti ka ndodhur mbrëmë kur një shtatzënë është futur urgjent në sallë sepse ka pasur gjakderdhje të rëndë. Këto raste janë të rëndë edhe për vendet e zhvilluara, rrallë shpëtojnë foshnjet. Ekipa kujdestare e ka bërë maksimumin por foshnja nuk është arritur të shpëtohet”, ka deklaruar Ndrejaj./Gazeta Infokus/

Rasti i vdekjes së foshnjës në Gjinekologji: Infermierja i informoi gabimisht prindërit

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera