Lajme

Policia nis fushatën “Dhuna nuk arsyetohet”

Autori: Gazeta inFokus 08:24 | 23 October 2018

Me fillim në ora 10:00 Policia e Kosovës do të organizojë hapjen e fushatës “Dhuna nuk arsyetohet”.

Kjo fushatë është organizuar nga Sektori për Parandalimin e Dhunës në Familje në Drejtorinë e Policisë në Bashkësi dhe Preventivë. Qëllimi i saj është parandalimi, vetëdijesimi dhe ndërgjegjësimi për dhunën në familje.

Fushata do të realizohet në qiell të hapur në tetë rajonet e Policisë si Prishtinë, Gjakovë, Gjilan, Prizren, Pejë, Ferizaj dhe në Mitrovicë Jugu dhe Veri.

-Advertisement-

Në Prishtinë fushata do të fillojë sot në Sheshin ”Zahir Pajaziti” ku do të shfaqen aktivitete të ndryshme nga nxënësit, po ashtu do të shpërndahen broshura dhe aktivitete të tjera nga Policia dhe KFOR-i.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera