Lajme

Policia në rrezik nga COVID-19, ja sa janë infektuar deri më tani

Autori: H. Smajli 16:54 | 14 July 2020

136 zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Kështu kanë bërë të ditur për Gazetën inFokus nga Zyra për Informim e Policisë sipas të cilëve deri më tani janë shëruar 52 prej tyre.

E raste aktive me COVID-19 në Polici janë edhe 84 raste.

-Advertisement-

“Disa zyrtar janë sugjeruar për vetë izolim, përderisa që nga fillimi e deri me sot (14.07.20), 136 zyrtar kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, ndërsa tani aktiv te infektuar janë 84, dhe te shëruar 52 zyrtar”, thuhet në përgjigjen e Zimp për inFokus.

Sipas tyre një pjesë e zyrtarëve policorë të cilët kanë sëmundje të rënda janë liruar ndërsa një pjesë tjetër po vazhdojnë punën në mënyrë elektronike.

“Një numër i zyrtareve policor te cilët kane sëmundje te renda dhe një pjese e stafit civil sipas vendimeve zyrtare janë liruar, përderisa një pjese e tyre sipas nevoje kryejnë detyra administrative përmes pajisjeve elektronike”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të PK-së.

Deri më tani në Kosovë pozitivë me virusin COVID-19 kanë dalë 5 mijë e 118 raste raste ndërsa janë shëruar 2 mijë e 370 persona.

E raste aktive janë edhe 2 mijë e 640 raste. Nga virusi që nga 10 marsi e kanë humbur jetën 102 persona./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera