Lajme

Policia në Prizren arreston personin që po i ikte dënimit me burg, akuzohej për vrasje në tentativë

Autori: Gazeta inFokus 20:30 | 01 October 2021

Policia në Prizren me anë të një komunikate ka lajmëruar se ka arrestuar personin me inicialet E.XH(1977), i cili ishte në kërkim që një kohë.

Ai ishte dënuar me vuajtje të dënimit prej 4 vjet e 100 ditë për shkak se ishte shpallur fajtor në veprat penale ‘Shkaktimi i Rrezikut te Përgjithshëm”, “Mbajtja ne pronësi, kontroll dhe posedim te paautorizuar te armeve” si dhe veprën penale “Vrasje ne Tentative”.

“Policia në Prizren pas një pune operativo-taktike dhe një informate inteligjente ka arritur që të arrestojë personin e kërkuar E.XH, mashkull, kosovar, i datëlindjes 1977, person ky që kërkohej ne bazë të urdhëresë me shkrim të Gjykatës Themelore në Prizren. I dënuari kërkohej për veprën penale ‘Shkaktimi i Rrezikut te Përgjithshëm”, “Mbajtja ne pronësi, kontroll dhe posedim te paautorizuar te armeve” si dhe veprën penale “Vrasje ne Tentative”. Me vendim te gjykatës dërgohet në vuajtjen e dënimet me kohe zgjatje prej 4 vite e 100 ditë burg”, thuhej në komunikatën e Policisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera