Policia në pritje të Kurtit, çka pritet nga takimi i paraparë për këtë javë?

Autori: Gazeta inFokus
09:59 | 15 November 2023
Ende nuk është caktuar ndonjë datë për takimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, me Sindikatën e Policisë së Kosovës, për të diskutuar dhe gjetur ndonjë zgjidhje rreth kërkesave të policëve për pagat dhe shtesat e rrezikshmërisë.
Kështu tha për Klankosova.tv, kryetari i Sindikatës së Policisë Imer Zeqiri.
Zeqiri tha se pret reflektim pozitiv në kërkesat e parashtruara.
“Por, nuk mund të paragjykojmë se a do të ketë rezultat”, tha ai për Klankosova.tv.
Kryesindikalisti i policisë shtoi se pas takimit do të shikohen hapat e tjerë që do të ndërmerren.
“Nëse nuk ka rezultat do të veprohet sipas kërkesave dhe vullnetit të pjesëtarëve të policisë”, tha i numri një i SPK-së.
Edhe zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu, konfirmoi të martën për Klankosova.tv se takim mes palëve do të ketë gjatë kësaj jave dhe se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka shprehur vullnet për takim.
“Takimi është paraparë për këtë javë dhe këtë javë do të mbahet. Kryeministri tashmë ka konfirmuar vullnetin dhe gatishmërinë e tij. Tani është vetëm çështje e agjendës, për çka do të njoftoheni me kohë”, tha Kryeziu për Klankosova.tv
Para dy javësh, njësitet elitare të policisë së Kosovës, kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës duke shprehur pakënaqësi rreth shtesave të rrezikshmërisë.
Ata bën thirrje që kërkesat e tyre të plotësohen.
Lidhur me pagat e shtesat, pakënaqësi ka pasur edhe tek sektorët e tjerë të policisë.
Kërkesat e Sindikatës së Policisë drejtuar Qeverisë janë:
1. Ligji i pagave;
2. Shtesa e rrezikshmërisë në punë;
3. Shtesa për punë të veçantë;
4. Klasifikimi në koeficient për stafin civil;
5. Shujta mujore;
6. Shpërblimi pë fund vit për performancë të mirë;
7. Tre paga përcjellëse për të pensionuarit;
8. Zbritja e përvojës së punës nga 0.5 në 0.25 për 15 vitet e para;
9. Sigurimi shëndetësorë dhe jetësor;
10. Ligji për pensionim në Policinë e Kosovës.

Të tjera
-
Vetura bie nga ura në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet shoferi
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e së hënës në afërsi të fshatit Buron...
-
Një ditë para vizitës së Osmanit, ura e Budapestit dekorohet me flamuj të Kosovës
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do ta nisë vizitën zyrtare në Budap...
-
Ambasada e SHBA-së në Jordani paralajmëron rrezik nga raketa e Iranit dhe Izraelit në hapësirën ajrore
Ambasada Amerikane në Jordani të hënën i paralajmëroi përsëri amerikanët atje...
-
Këshilltaret e Osmanit dhe bizneset kosovare takohen me zv. ministrin e Ekonomisë në Japoni
Rejhan Vuniqi dhe Donika Kadaj, këshilltaret e presidentes së vendit, Vjosa O...
-
Një tërmet i fortë godet Greqinë, ja sa ishte magnituda
Një tërmet me magnitudë 4.2 ballë të Rihterit ka goditur rajonin e Kalkidhiki...
-
Izraeli raporton se ka sulmuar infrastrukturën raketore në Iranin perëndimor
Forcat Ajrore Izraelite “po godasin aktualisht infrastrukturën e raketave tok...
-
Netanyahu: Vrasja e Khameneit do ta përfundonte konfliktin
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka refuzuar të përjashtojë vrasjen e...
-
ShBA forcon opsionet ushtarake të Trump në Lindjen e Mesme duke zhvendosur avionë furnizues
Ushtria amerikane ka zhvendosur një numër të madh avionësh furnizues me karbu...
-
“Pastrimi”: Vendimi i OSHP-së nuk u jep të drejtë veprimeve të Komunës së Prishtinës
Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” ka reaguar pas vendimit të Organit...
-
Po lahej në det, mbytet një turiste të Shkëmbi i Kavajës
Mbytet turistja e huaj në Shkëmbi i Kavajës Një turiste e huaj është m...
-
Dita e Çlirimit të Drenasit, Lladrovci përgatit mirënjohje për çdo familje dëshmori
Sot është shënuar 26-vjetori i çlirimit të qytetit të Drenasi. Në nder të kës...
-
Osmani: Është koha që BE të heq masat dhe të vendosë për dhënien e statusit të kandidatit për vendin tonë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka theksuar se “është koha që BE-ja të lë...