Lajme

Policia në Pejë kontrollon kamionët dhe autobusët, shkak aksidentet e shpeshta

Autori: Gazeta inFokus 16:41 | 10 November 2023

Policia Rajonale në Pejë përgjatë pesë ditëve e ka zhvilluar një kontroll të shtuar ndaj automjeteve të rënda si kamionë dhe autobusë, më qëllim verifikimin e përmbajtjes së ligjeve në nga ana e kompanive.

Sipas Policisë së Kosovës, një kontroll e tillë e shtuar është bërë pasi vazhdimisht në këto rrugë ndodhin aksidente duke përfshirë edhe raste me fatalitet.

“Njësia e komunikacionit rrugor pran Drejtorisë Rajonale të policisë në Pejë, do të vazhdoj me aktivitetin e shtuar policor bashkë me inspektor të Ministrisë por edhe ata komunal që të kryejmë punën tonë ligjore. Sepse edhe përkundër punës së pa ndalur në rrugët e vendit vazhdojmë të kemi aksidente të ndryshme, me ketë edhe humbje jete. Andaj në vazhdimësi do ju bëjmë apel për respektim të legjislacionit nga kompanitë transportuese si të mallrave ashtu edhe të udhëtarëve, mirëpo edhe thirrje qytetarëve për kujdes maksimal gjatë qarkullimit në rrugë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FIFA Club World Cup ekskluzivisht vjen për herë të parë në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera